Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku e Hoxha shënojnë për barazimin e Rubin Kazanit

Mirlind Daku

Rubin Kazani barazoi 2:2 me Zenit St. Petersburgun në xhiron e dytë të elitës ruse të futbollit. Golin e barazimit 2:2 e shënoi Mirlind Daku në minutën e 90-të. Golin e parë për Rubinin e shënoi Veldin Hoxha, reprezentuesi i ri i Kosovës, në minutën e 47-të.

Zeniti i shënoi të dy golat në pjesën e parë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxha ka dy gola në dy ndeshje, ndërsa për Dakun është goli i parë. Në ndeshjen e parë ai kishte asistim.

Gjatë verës është përfolur kalimi i Dakut te Zeniti. Por ai vendosi të vazhdojë me Rubin Kazanin.