Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku e Gripshi ia sigurojnë fitoren Rubin Kazanit

Mirlind Daku

Mirlind Daku ka shënuar gol pas një kohe shumë të gjatë në elitën e futbollit të Rusisë, ndërsa këtë e bëri me ndihmën e Nazmi Gripshit.

Gripshi asistoi për Dakun që e shënoi golin e parë në elitën e futbollit të Rusisë të shtunën, në fitoren 1:0 në udhëtim te Baltika.

Ndeshja i takoi xhiros së 28-të.

28-vjeçari Daku, golin e fundit në Superligën e Rusisë e shënoi më 22 nëntor të vitit të kaluar. Më pas mungoi për kohë të gjatë shkaku i lëndimit dhe u kthye më 6 prill.

Për të ishte goli i dhjetë në kampionat, kurse Gripshi që e ka edhe një gol të shënuar, asistoi për herë të tretë.

Edhe Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit Futboll Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit

Daku luajti deri në minutën e 79-të, Gripshi deri në minutën e 63-të, kurse Veldin Hoxha u zëvendësua një minutë para fundit te Rubin Kazani.

Rubin Kazani është i shtati me 42 pikë.