Sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi, do të stërvitet me ekipin e dytë të CSKA Sofias. Për shkak të shkeljes disiplinore, trajneri i CSKA Sofias, Dushan Kerkez, ka vendosur që ta largojë Bytyqin nga skuadra e parë.
“CSKA Sofia gjithmonë i ka mbështetur parimet e përgjegjësisë, respektit dhe frymës së ekipit. Kushdo që vesh fanellën e kuqe është i detyruar t’i zbatojë ato”, ka shkruar klubi bullgar të martën në faqen zyrtare.
28-vjeçari pjesë e CSKA Sofias është nga viti i kaluar. Ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Te CSKA Sofia luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, Lumbardh Dellova dhe Kevin Dodaj.
Sulmuesi i krahut të majtë në edicionin e kaluar në 19 ndeshjet e zhvilluara realizoi pesë gola dhe bëri dy asistime.
Ai në të kaluarën karrierë ka bërë edhe tek Antalyaspori, Konyaspori, Salzburgu, Vikingu e Olympiacosi.