Trajneri i Napolit, Antonio Conte, pranoi zhgënjimin pasi skuadra e tij barazoi ndaj Copenhagenit që luajti një pjesë të madhe të lojës me 10 lojtarë në Ligën e Kampionëve të martën.
Napoli është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve. Ai u ka thënë lojtarëve se duhet të jenë të “zemëruar dhe zhgënjyer” me veten e tyre.
“Të gjithë duhet të ngremë duart lart, ka pak për të folur, thjesht duhet të jemi të zemëruar, shumë të zemëruar me veten tonë”, tha Conte, shkruan të enjten “AP”. “Ndoshta nuk e kuptuam rëndësinë e asaj që ishte një lojë. Është sikur po vraponim në një garë zbritje dhe disi arritëm të ngjiteshim vetëm në kodër”.
Problemet e Napolit me lëndime vazhdojnë të shtohen, por Conte tha se skuadra e tij duhej ta kishte mposhtur Copenhagenin, veçanërisht me avantazh prej një lojtari për pjesën më të madhe të lojës.
Napoli mund të eliminohet javën e ardhshme nëse nuk arrin ta mposhtë Chelsean.
Para ndeshjes kundër Chelseat, Napolin e pret një ndeshje e fortë në udhëtim ndaj Juventusit të dielën.
Napoli synon të shmangë humbjen e më shumë terreni në garën për titullin në Serie A.
Napoli ka rënë në vendin e tretë, gjashtë pikë prapa liderit Interit.
Kampioni në fuqi është vetëm katër pikë mbi Juventusin e vendit të pestë.
Ndeshja në Torino i zë dy trajnerët të përballen me ish-ekipet e tyre.
Spalletti u largua nga Napoli në vitin 2023, pasi e udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë në ligë pas 33 vitesh.
Ai shpejtë u bë trajner i ri i Italisë pas dorëheqjes së Roberto Mancinit.
Spalletti u shkarkuar nga italian ë qershor dhe Juventusi e punësoi atë në tetor pas largimit të Igor Tudorit për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të këtij edicioni.
Conte luajti për Juventusin 13 vjet dhe e udhëhoqi ekipin drejt tre titujve radhazi trajner nga viti 2011 der inë vitin 2014.
Napoli e fitoi Juventusin 2:1 në shtëpi shtatë javë më parë.