Trajneri portugez i Al Ittihadit, Sergio Conceiçao, e ka lavdëruar mbrojtësin Mario Mitaj për paraqitjen që e pati në fitoren 1:0 ndaj Al Khaleejit.
Mitaj, që është mbrojtës i krahut të majtë, pati detyra më ofensive të premten mbrëma. Dhe kërkesave të teknikut portugez, Mitaj u është përgjigjur në mënyrën më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mitaj ka performuar në mënyrë brilante edhe kundër Al Saddit dhe ajo ishte eksperienca e tij e parë në atë pozitë. Ai është lojtar i mençur që i jep ekipit avantazh në atë pozitë dhe jam i lumtur për atë që ai e ofroi”, ka deklaruar Conceiçao pas ndeshjes.
22-vjeçari Mitaj e ka një gol e dy asistime në 26 paraqitjet e këtij sezoni.