Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mitaj asiston në fitoren e Al Ittihadit

Mario Mitaj

Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj, ka regjistruar asistimin e parë të sezonit aktual në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. 

Al Ittihadi e mposhti të mërkurën mbrëma 2:0 në udhëtim Al Taawonin. 

Mitaj e kompletoi ndeshjen në krahun e majtë, ndërsa asistoi në golin për 1:0 në minutën e 19-të, të cilin e shënoi Houssem Aouar. 

22-vjeçari e ka edhe një gol të shënuar në këtë edicion.