Paraqitja e Kosovës ndaj Turqisë është vlerësuar, ndonëse Turqia fitoi 1:0 në “Fadil Vokrri” dhe u kualifikua në Botëror.
Kosova ishte e barabartë me Turqinë në fushën e lojës, ndonëse mbrojtja “dardane” është sfiduar goxha shumë nga yjet e Turqisë dhe të futbollit evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPikërisht një mbrojtës – Kreshnik Hajrizi – është vlerësuar më i miri te Kosova nga “SofaScore”, faqja e specializuar për statistika në futboll.

Ai u vlerësua me notën 7.4, më të madhen nga të gjithë. Me notën 7.2 janë vlerësuar Lumbardh Dellova dhe Fisnik Asllani. Florent Muslija u vlerësua me notën 6.9, Aro Muriq e Veldin Hoxha me 6,7, Albian Hajdari e Dian Gallapeni me 6.6.
Kapiteni Vedat Muriqi është vlerësuar me 6.5, njëjtë si Mërgim Vojvoda, ndërsa Elvis Rexhbeçaj me 6.3.
Prej zëvendësuesve, Edon Zhegrova u vlerësua me 6.9, kurse Fidan Aliti e Milot Rashica me 6.5. Orkun Kokçu i Turqisë mori notën më të lartë – 8.2.

“FlashScore” kishte nota më “të shtrenjta”.
Dellovën e vlerësoi me 7.1 e Hajrizin me 7. Të tjerët kishin nota më të vogla se 7. Rexhbeçaj kishte notën më të vogël, 5.4. Edhe “FlashScore” e ka vlerësuar Kokçun më të mirin e ndeshjes.
Vlerësimi bëhet duke marrë për bazë elemente të shumta të paraqitjes në ndeshje.
