Futboll

Chelsea fiton me përmbysje të rezultatit

Chelsea

Chelsea realizoi dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë për ta fituar ndeshjen kundër Lincolnit, në kuadër të Kupës së Ligës angleze.

Chelsea mposhti Lincolnin të martën me rezultat 2:1.

Pjesa e parë ishte 1:0 në të mirë të Lincolnit.

Por Tyrique George në minutën e 48-të dhe Facundo Buonanotte në minutën e 50-të ia siguruan kalimin tutje Chelseat për Kupë të Ligës.