Skuadra e Chelseat ka fituar bindshëm 3:0 ndaj Milanit.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në Jakarta të Indonezisë ishte miqësore.
Sulmuesi brazilian, Joao Pedro, i realizoi dy golat e parë për klubin londinez në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 46-të.
Pesë minutë më pas, Moises Caicedo, e realizoi golin e tretë.
Për Chelsean, kjo ishte miqësorja e katërt e zhvilluar gjatë fazës përgatitore.
Para fillimit të edicionit të ri, Chelsea do t’i luajë edhe dy miqësore tjera ndaj Johor DT dhe ndaj Real Sociedadit.
Edhe
Chelsea e “shkatërron” Milanin, debuton Modriqi
Ndërkohë për Milanin ishte miqësorja e tretë e zhvilluar, derisa do ta luajë edhe një miqësore tjetër ndaj Manchester Unitedit.
Për Milanin nga fillimi i pjesës së dytë u paraqit Ardon Jashari.