Chelsea ka fituar thellë 4:1 të dielën pasdite ndaj Milanit. Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” ishte miqësore.
Andrei Coubis shënoi autogol në minutën e pestë për epërsinë e Chelseat. Tre minuta më pas, Joao Pedro, e dyfishoi rezultatin. Sulmuesi anglez, Liam Delap, realizoi për 3:0 në minutën e 67-të. Tre minuta më pas, Youssouf Fofana, e shënoi golin e vetëm të Milanit.
Delap shënoi sërish për 4:1 në minutën e 90-të. Te Milani debutoi mesfushori kroat, Luka Modriq.
Te “kuqezinjtë” në bankën e rezervistëve ishte Ardon Jashari.
Për Chelsean kjo ishte ndeshja e dytë miqësore e zhvilluar ndërsa për Milanin ishte e pesta.