Vedat Muriqi dhe Emir Sahiti u takuan të premten në qendrën stërvitore të Mallorcas, klubit të La Ligas spanjolle.
Dy lojtarët e Kosovës pritet të takohen edhe një herë tjetër të shtunën, por në fushën e lojës në miqëosren mes Mallorcas e Hamburgut.
Muriqi për kohë të gjatë paraqitet te Mallorca dhe është prej lojtarëve më të mirë në skuadër, ndërsa Sahiti pati disa ndeshje me shkëlqim te Hamburgu gjerman.
Hamburgu është duke e kryer fazën përgatitore para sezonit të ri në Mallorca. Sahiti shihet duke vrapuar drejt Muriqit dhe të dy përqafojnë njëri-tjetrin, para se t’i shkëmbejnë disa pyetje mes tyre.
“Keni pushim pak apo jo?, e pyet Muriqi Sahitin.
“Çfarë pushimi, mbaruam”, dëgjohet duke u përgjigjur Sahiti, duke iu referuar stërvitjeve të rënda para sezonit të ri.
Mallorca edicionin e ri në La Liga e nis kundër Barcelonës më 16 gusht, ndërsa Hamburgu luan ndaj Pirmasensit më 16 gusht në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Më 24 gusht, Hamburgu në ndeshjen e parë të Bundesligës luan në udhëtim te Monchengladbachu.