Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bundesliga e përfshin Asllanin në konkurrencë për lojtarin më të mirë

Fisnik Asllani

Janë 16 kandidatë në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të pjesës së parë të edicionit 2025/2026 në Bundesligën gjermane.

Në mesin e lojtarëve të përzgjedhur nga sajti zyrtar i Bundesligës, është edhe Fisnik Asllani, sulmuesi i Hoffenheimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëpërmjet golave, ndërhyrjeve të suksesshme apo pritjeve të shkëlqyera, të gjithë të nominuarit kanë lënë gjurmë në 15 xhirot e para”, shkruan Bundesliga.

Pjesë e listës është edhe sulmuesi i Bayernit, Harry Kane.