Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, nuk ka zënë vend në formacionin e edicionit 2025/2026 të Bundesligës së Gjermanisë.
Bundesliga e ka bërë të ditur të martën formacionin më të mirë.
Asllani ishte në mesin e 40 kandidatëve për formacionin më të mirë të Bundesligës.
Reprezentuesi 23-vjeçar i Kosovës e mbylli kampionatin në Bundesligë me dhjetë gola e shtatë asistime.
Ashtu siç pritej, formacioni i edicionit dominohet nga lojtarët e kampionit të Gjermanisë, Bayernit.
Harry Kane, Luis Diaz dhe Yan Dioamnde formojnë treshen e sulmit.