Manchester Unitedi vazhdon me rezultate dëshpëruese në Premier League.
Të dielën në ndeshjen e xhiros së 35-të, Unitedi u mposht 4:3 nga Brentfordi.
Mason Mount shënoi për 1:0 në të mirë të “djajve të kuq” në minutën e 14-të, por më pas Brentfordi i realizoi katër gola rresht.
Luke Shaw realizoi autogol në minutën e 27-të, Kevin Schade shënoi në minutën e 33-të dhe të 70-të, ndërsa Yoane Wissa realizoi për 4:1 në minutën e 74-t.
Manchester Unitedi ia doli vetëm ta zbusë humbjen. Alejandro Garnacho realizoi për 4:2 në minutën e 82-të, kurse Amad Diallo vendosi rezultatin final, 4:3, në minutën e 95-të.
Brentfordi me fitore doli në vendin e nëntë me 52 pikë.
Unitedi është vetëm në pozitën e 15-të me 39 pikë.