Blerind Morina e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë të xhiros së 25-të të elitës së futbollit kosovar.
Çmimi “Ylli i Javës” jepet nga Federata e Futbollit e Kosovës, dhe për këtë fundjavë, më të dalluarin e ka vlerësuar Morinën, futbollistin e Gjilanit.
Gjilani fitoi 3:2 në ndeshjen e tensionuar ndaj Llapit, të luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Gjatë tërë javës kemi punuar shumë dhe e kemi analizuar Llapin. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë dalja në Evropë, por duke e parë tabelën, pse jo edhe më shumë. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Këtë çmim ia dedikoj Gjilanit”, ka thënë Morina për faqen zyrtare të FFK-së.
Morina në duelin ndaj Llapit e shënoi një gol.
