Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bislimi e Alioski fitojnë duelin ndaj Abrashit e Krasniqit

Uran Bislimi

Uran Bislimi e Ezgjan Alioski me Luganon e kanë fituar duelin ndaj Grasshoppersit të Amir Abrashit e Samuel Krasniqit. 

Bislimi e Alioski e kompletuan ndeshjen te Lugano që fitoi 4:1 të dielën në udhëtim. 

Ndeshja ndërmjet Grasshoppersit dhe Luganos i takoi xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës. 

Ndërkohë te Grasshoppersi ndeshjen e kompletoi Krasniqi, kurse Abrashi luajti deri në minutën e 75-të. 

Dy gola për Luganon i realizoi Yanis Cimignani, ndërsa nga një gol shënuan Dereck Moncada dhe Elias Pihlstrom.

Golin e vetëm për Grasshoppersin e shënoi Luke Plange.