Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alioski asiston në fitoren e Luganos

Ezgjan Alioski

Futbollisti shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Ezgjan Alioski, e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës.

Alioski asistoi në fitoren e skuadrës së Luganos.

Lugano të shtunën fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Grasshoppersit në kuadër të javës së shtatë.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alioski, asistoi te goli i fitores për 2:1 të cilin e realizoi Kevin Behrens në minutën e 74-t.

33-vjeçari Alioski e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të dalluarve në fushë.

Edhe Alioski ndihmon Luganon të avancojë tutje në Kupë të Zvicrës Futboll Alioski ndihmon Luganon të avancojë tutje në Kupë të Zvicrës

Bashkëlojtari i Alioskit, Uran Bislimi, luajti deri në minutën e 89-të kurse portieri i Kosovës, Amir Shaipi, ishte në bankën e rezervistëve.

Te Grasshoppersi mungoi mesfushori Amir Abrashi për shkak të lëndimit.