Futboll

Benrahma gjobitet me 12 mijë funte pas sulmit të qenve

Said Benrahma

Foto: Associated Press

Ish-futbollisti i West Hamit, Said Benrahma, është gjobitur me 12 mijë funte pasi është shpallur fajtor pasi nuk ka mbajtur nën kontroll qentë e tij. 

Të dy qentë e Benrahmas kanë dalë nga shtëpia e tij në Hornchurch në Londrën lindore, ndërsa e kanë sulmuar një qen të racës “Golden Retriever” dhe e kanë lënduar një person tjetër në korrik të vitit 2023.
Benrahma, që i kaloi katër sezone te West Hami, u lajmërua të enjten në gjykatë nga makina e tij nga Arabia Saudite nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai ka thënë se qentë i janë larguar nga oborri i shtëpisë pasi një derë ishte lënë e hapur nga dikush që punonte për të në atë kohë. 

Benrahma është dënuar me 10 mijë funte për të dy sulmet, ndërsa është detyruar t’i paguajë pronarit të qenit të sulmuar, Luke Rehbinit, 2500 funte kompensim, si dhe 495 funte për pagesat te veterinari, që janë bërë për ta shëruar qenin e sulmuar. 

Benrahma ishte transferuar te West Hami nga Brentfordi në tetor të vitit 2020 dhe i kishte shënuar 24 gola në 155 ndeshje për klubin. 

Më vonë ishte transferuar te Lyoni, ndërsa tani luan te Neomi në Arabinë Saudite. 
Benrahma është futbollist i Algjerisë.