Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi në çerekfinale, eliminon Atleticon në penallti

Real Madridi në çerekfinale, eliminon Atleticon në penallti

(E përditësuar) - Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Mbretërit” e eliminuan në penallti Atletico Madridin.

Antonio Rudiger shënoi penalltinë vendimtare për fitoren 4:2 në penallti për Real Madridin. Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde e Rudiger realizuan për Realin nga pika e bardhë. 
Portieri i Atleticos ndali penalltinë e katërt, të gjuajtur nga Lucas Vazquez. 

Tek Atletico fillimisht realizoi Alexander Sorloth. Më pas Julian Alvarez dërgoi topin në rrjetë, pos pas rishikimit të VAR-it penalltia e tij u anulua për goditje të parregullt. Angel Correa e realizoi penalltinë e tretë për Atleticon, ndërsa në serinë e katërt Marcos Llorente goditi traversën.

Kështu Rudigeri e kishte rastin të mbyllte serinë. Goditjen e tij e preku Oblak, por pa ia arritur që ta ndalë.

Ndeshja në “Metropolitano” përfundoi 1:0 në të mirë të Atleticos. Conor Gallagher shënoi pas 27 sekondave lojë.

Edhe Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt Futboll Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt

Në mesin e pjesës së dytë Kylian Mbappe siguroi penallti, ndërsa Vinicius Junior ishte plotësisht i pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 70-të. Shifrat nuk ndryshuan pas 90 minutave e po ashtu pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Kështu çerekfinalisti i fundit i Championsit u caktua me penallti.

Real Madridi, që është kampion në fuqi, në çerekfinale do të përballet me Arsenalin.


Penalltitë vendosin derbin e Madridit

Penalltitë do të vendosin fituesin e ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Në dy vazhdimet nga 15 minuta nuk janë shënuar gola, kështu që rezultati i përgjithshëm mbetet 2:2.


Shkon në vazhdime derbi madrilen

Atletico Madridi dhe Real Madridi do të luajnë vazhdimet për të vendosur se kush kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atletico po udhëheq 1:0 pas 90 minutash, por pasi Reali e fitoi 2:1 ndeshjen e parë, duhet të luhen vazhdimet.

Atletico avancoi pas 27 sekondash, ndërsa në pjesën e dytë për Real Madridin penallti humbi Vinicius Jr.


Vinicius Jr nuk realizon nga pika e bardhë

Vini Jr ka lëshuar mundësi të artë për të barazuar rezultatin në ndeshjen e Realit ndaj Atletico Madridit. 

Ai gjuajti larg portës nga pika e bardhë në minutën e 70-të.


Penallti për Real Madridin

Edhe Atletico turpëron Realin me “manita” Futboll Atletico turpëron Realin me “manita”

Real Madridi ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Atleticos.

Kylian Mbappe është penguar në zonë.


Goli historik i Gallagherit, i vetmi i pjesës së parë në ndeshjen Atletico – Real

Connor Gallagher sipas faqes së Ligës së Kampionëve ka realizuar pas vetëm 30 sekondave lojë. 

Por në faqet tjera që merren me statistika të lojtarëve e skuadrave, Gallagher realizoi pas vetëm 27 sekondave. 

Ishte goli më i shpejtë i shënuar nga ndonjë futbollist anglez në historinë e Ligës së Kampionëve, ka shkruar “Opta Joe” në platformën “X”. 

Me golin e Gallagherit, Atletico Madridi është duke fituar ndaj Real Madridit 1:0 pas pjesës së parë, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Championsit. 

Ndeshjen e parë në “Bernabeu”, Real Madridi e fitoi 2:1.


Befasi në Madrid pas 30 sekondash lojë

Atletico Madridi ka shënuar menjëherë ndaj Real Madridit. 

Conor Gallagher e ka kaluar skuadrën e Atleticos në epërsi 1:0, pas golit të shënuar në sekondën e 30-të. 

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll 2:1 në të mirë të Realit.

Edhe Asgjë nga rikthimi i madh, Arsenali fiton sërish dhe kalon në gjysmëfinale Futboll Asgjë nga rikthimi i madh, Arsenali fiton sërish dhe kalon në gjysmëfinale