Futboll

Mbyllet baras derbi i Madridit

REal MAdrid - Atletico

Ka përfunduar pa fitues derbi i Madridit. 

Real Madridi ka barazuar 1:1 në shtëpi me Atletico Madridin në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të me golin që e shënoi Julian Alvarez nga pika e bardhë. 

Penalltia e cila u akordua për Atleticon ishte shumë e diskutueshme. 

Pati edhe protesta nga lojtaret dhe stafi drejtues i Realit. 

Kylian Mbappe i barazoi shifrat për vendësit në minutën e 50-të. 

Reali është lider me 50 pikë. 

Atletico ka një pikë më pak në vendin e dytë. 

Barcelona e mban pozitën e tretë me 45 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.


Barazon Reali

Real Madridi i ka barazuar shifrat ndaj Atletico Madridit. 

Për 1:1 shënoi Kylian Mbappe në minutën e 50-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të La Ligas.


Atletico Madridi në epërsi pas pjesës së parë

Atletico Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Real Madridit. 

Për 1:0 realizoi Julian Alvarez nga penalltia në minutën e 35-të. 

Penalltia ishte shumë e diskutueshme. 

Pati edhe protesta nga lojtaret dhe stafi drejtues i Realit.

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të La Ligas.


Atletico Madridi në epërsi

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit. 

Për 1:0 realizoi Julian Alvarez nga penalltia në minutën e 35-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të La Ligas.

Për vendimin e gjyqtarit ka pasur reagime të ashpra të lojtarëve dhe stafit drejtues të Real Madridit. Gjyqtari e konfirmoi penalltinë pas shikimit të situatës me VAR.