Bayern Munichu mund të shkëputet edhe më shumë në këtë fundjavë, në elitën e futbollit gjerman. Në program janë ndeshjet e xhiros së 23-të.
Bavarezët, që janë liderë me 57 pikë, luajnë ndaj Eintracht Frankfurtit, që është në mesin e tabelës me 31 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e dytë është Dortmundi me 51 pikë.
“Verdhezinjtë” të shtunën nga ora 18:30 e luajnë në udhëtim derbin me Leipzigun, ku aktivizohet Brajan Gruda.
Leipzigu është i pesti me 40 pikë, por e kërkon me çdo kusht një vend në Champions për edicionin tjetër.
Bayerni do të jetë favorit, marrë për bazë formën nëpër të cilën ka kaluar deri tani. Bayerni i Vincent Kompanys ka shënuar gol në 34 ndeshjet e fundit në Bundesligë.
Nga ndeshja e vështirë e Dortmundit me Leipzigun mund të përfitojë edhe treshja e Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, që paraqiten te Hoffenheimi.
Hoffenheimi është i treti me 45 pikë.
Ndeshjen e radhës, Hoffenheimi e luan në udhëtim te Kolni, të shtunën nga ora 15:30.
Asllani ka qenë në formë të mirë në këtë sezon te Hoffenheimi. Ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime në Bundesligë. Avdullahu në mesfushë dhe Hajdari në mbrojtje, po ashtu po shkëlqejnë.