Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni fiton me gola të minutave shtesë

Bayerni

Bayern Muncheni e ka mposhtur St. Paulin të shtunën me gola të minutave shtesë.

Bayerni në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit gjerman fitoi me përmbysje të rezultatit 3:1 në shtëpi dhe kështu e regjistroi fitoren e 11-të këtë edicion. Ka edhe një barazim. Është lider me 34 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Andreas Hountondji e kaloi në epërsi St. Paulin në minutën e gjashtë.

Bayerni shifrat i barazoi në minutën e 44-t me golin që e realizoi Raphael Guerreiro me asistim të Luis Diazit.

Ishte sulmuesi nga Kolumbia, Diaz, që realizoi për 2:1 në minutën e 93-të. Tre minuta më pas, Nicolas Jackson, e shënoi golin e fundit.

Bayerni u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi të mërkurën nga Arsenali në “Champions” me rezultatin, 3:1.

St. Pauli ka shtatë pikë dhe është një pjesën e poshtme të tabelës.