Sunderlandi ka dënuar abuzimin racist të drejtuar ndaj Brian Brobbeyt në rrjetet sociale, ndërsa i ka ofruar sulmuesit mbështetje të plotë.
Brobbey është bashkëlojtar me Granit Xhakën te skuadra e Premier Leagues.
Sipas Sunderlandit, Brobbey është shënjestruar në internet pas fitores 1:0 ndaj Tottenhamit, të dielën.
“Sunderlandi dënon fuqishëm abuzimin racist drejtuar ndaj Brian Brobbey në mediat sociale pas ndeshjes me Tottenhamin”, ka shkruar Sunderlandi në një deklaratë.
Nuk është hera e parë që lojtarët e Sunderlandit janë shënjestër e fyerjeve raciste. Dhe Sunderlandi vlerëson se fyerjet e fundit nuk janë rast i izoluar.
Reprezentuesi i Holandës, Broobey, u përfshi në një incident në pjesën e dytë të ndeshjes në “Stadium of Light”, kur e shtyu mbrojtësin e Tottenhamit, Cristian Romero, drejt portierit të tij, Antonin Kinsky. I lënduari Romero më pas la fushën në lot.