Ekipi i veteranëve të Barilevës ka njoftuar se Liridon Gubetini ka vdekur në moshën 43-vjeçare të premten.
Sipas njoftimit, Gubetini vdiq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes për Kupë të veteranëve Barileva - Deçani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA - KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën. Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE. Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin. Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh”, shkruan në njoftim.