Barcelona dhe Real Madridi synojnë ta mbyllin vitin 2025 me fitore.
Barça të dielën e luan ndeshjen e fundit. Nga ora 16:15 luan në udhëtim te Villarreali. Barcelona është lidere në La Liga me 43 pikë. Villarreali është në pozitën e tretë me 35 pikë.
Kjo pritet të jetë kryendeshja e xhiros së 17-të të La Ligas.
Gjiganti katalunjas ka shtatë fitore rresht në elitë.
Barça të martën e mposhti në udhëtim Guadalajaran, ekipin e kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, dhe avancoi në një të tetën e finales së Kupës së Mbretit.
Ndërsa Villarreali u eliminua nga Kupa e Mbretit pasi u mposht nga skuadra Racing Santander, që bënë gara në kategorinë e dytë.
Në kampionat, Villarreali numëron gjashtë fitore radhazi.
Ndërkohë Reali të shtunën nga ora 21:00 e pret Sevillan. Klubi mbretëror ka 39 pikë dhe e zë vendin e dytë. Sevilla është në pozitën e nëntë me 20 pikë. Edhe Reali ka avancuar në një të tetën e finales së Kupës së Mbretit duke e eliminuar të mërkurën skuadrën e kategorisë së tretë, CF Talavera.
Sevilla nuk arriti që të avancojë tutje në Kupë të Mbretit pasi u mposht nga skuadra e Deportivo Alavesit.
Atletico Madridi luan të dielën nga ora 14:00 si mysafir ndaj Gironas.
Atletico ka 34 pikë dhe e zë vendin e katërt. Girona është në pozitën e 18-të me 15 pikë.