Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atleticos i mungojnë katër futbollistë në stërvitje

Atletico

Në mëngjesin e së hënës skuadra e Atletico Madridit e ka mbajtur seancën e radhës stërvitore. Por në stërvitje nuk ishte grupi i futbollistëve i kompletuar.

“Mundo Deportivo”, ka raportuar se katër futbollistë i munguan Atleticos në stërvitje.

Conor Gallagher, Angel Correa, Thomas Lemar dhe Jose Maria Gimenez nuk ishin në dispozicion të trajnerit Diego Simeone.

Nuk është bërë e ditur ende arsyeja pse të katër futbollistët munguan në stërvitje.

Në stërvitje, Simeone është parë duke u kërkuar lojtarëve të tij saktësi dhe shpejtësi në pasimet e tyre.

Atletico është duke kaluar formë të mirë këtë edicion në La Liga.

Edhe Alvarezi mungon sërish në stërvitje, nuk luan ndaj Sevillas Futboll Alvarezi mungon sërish në stërvitje, nuk luan ndaj Sevillas

Është në pozitën e parë me 41 pikë.

Ndeshjen e radhës, Atletico e ka më 4 janar me Marbellan në kuadër të Kupës së Spanjës.