Futboll

Atletico vazhdon me fitore në Champions

Atletico madrid

Atletico Madridi ka shënuar fitoren e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma, ekipi i drejtuar nga Diego Simeone, mposhti si mysafir PSV Eindhovenin me rezultat bindës, 3:2, në kuadër të xhiros së gjashtë të Championsit.

Guus Til në minutën e dhjetë kaloi PSV-në në epërsi 1:0. Por më pas Atletico shënoi tri gola për fitoren 3:1.

Fillimisht Julian Alvarez barazoi shifrat me golin e realizuar në minutën e 37-të, kurse David Hancko në minutën e 52-të realizoi për 2:1.

Alexander Sorluth shënoi golin e tretë për ekipin spanjoll. Ai realizoi golin për 3:1 në minutë ne 56-të. Ricardo Pepi në minutën e 85-të shënoi golin e dytë për vendësit për rezultatin 3:2.
Atletico është ngritur në vendin e gjashtë me 12 pikë.
PSV bie në pozitën e 19-të me tetë pikë.