Futboll

Atletico Madridi fiton me gol të minutave shtesë

Atletico

Ndeshja e xhiros së katërt e “Championsit” zhvilluar në “Parkun e Princave” të mërkurën mbrëma mes Paris Saint-Germainit dhe Atletico Madridit, i ka takuar ekipit spanjoll.

Atletico Madridi fitoi 2:1.

Dy golat e parë të këtij ballafaqimi u shënuan në pjesën e parë.

Warren Zaire-Emery shënoi për vendësit në minutën e 14-t, kurse katër minuta më vonë për mysafirët realizoi Nahuel Molina.

Angel Correa ia siguroi pikët e plota skuadrës nga La Liga, me golin e minutës së 93-të.

Atletico ka gjashtë pikë, dy më shumë se PSG-ja.