Atletico i realizoi pesë gola kundër rivalit Realit në derbin e Madridit për herë të parë pas afro 75 vjetëve.
Të shtunën mbrëma në “Metropolitano”, Atletico fitoi me rezultatin 5:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë hera e katërt që Atletico realizon pesë gola në derbin e Madridit.
Hera e fundit ishte në fitoren 6:3, në muajin nëntor të vitit 1950.
Reali humbi për herë të parë këtë sezon, pasi i kishte fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e para të La Ligas, si dhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, 2:1 ndaj Marseilles.
Hera e fundit kur Reali i pësoi kaq shumë gola ishte në disfatën 5:1 nga Barcelona, në tetor të vitit 2018.