Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistimi i tretë për Gashin në Kroaci

Medin Gashi

Sulmuesi i talentuar kosovar, Medin Gashi, ka bërë asistim të rëndësishëm për Goricën të premten.

Gorica barazoi 1:1 me skuadrën e Vukovarit në kuadër të javës së 13-të të kampionatit kroat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

19-vjeçari Gashi asistoi për golin e barazimit të cilin e realizoi Ante Kavel në minutën e 85-të. Gashi në lojë u inkuadrua nga minuta e 64-t.

Për Gashin ishte asistimi i tretë këtë edicion në elitën kroate. Ka edhe një gol të shënuar në Kupë të Kroacisë.

Te skuadra e Vukovari deri në minutën e 90-të u paraqit Enis Shabani.