Bersant Celina e ka regjistruar asistimin e pestë këtë edicion në elitën e futbollit suedez.
Futbollisti kosovar, Celina, asistoi të dielën në disfatën që e pësoi AIK-u nga Varnamo.
AIK-u u mposht 3:2 në shtëpi në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 26-të.
Celina asistoi për golin e parë të AIK-ut të cilin e realizoi Erik Flataker në minutën e 62-të. Ai e kompletoi ndeshjen.
29-vjeçari Celina krahas pesë asistimeve ka kontribuar edhe me pesë gola këtë edicion.
AIK-u ka 44 pikë dhe e zë vendin e katërt. Varnamo është në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë.
AIK reducerar genom Erik Flataker, 1-3! ⚫
📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/1h0IQLQstK