Përditësim, 18:29 - Bersant Celina ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në elitën e futbollit suedez.
Celina ishte vendimtar të dielën pasdite në fitoren e skuadrës së AIK-ut. AIK-u në kuadër të xhiros së 21-të si mysafir fitoi 1:0 ndaj Degerforsit.
Golin e fitores për AIK-un e realizoi pikërisht Celina në minutën e 12-të. Ai luajti deri në minutën e 75-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Për 28-vjeçarin Celina ky ishte goli i gjashtë i shënuar në 25 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat. Krahas gjashtë golave ka kontribuar edhe me katër asistime.
AIK-u ka 37 pikë dhe renditet në pozitën e katërt. Degerforsi e zë vendin e parafundit me 15 pikë.
Celina shënon për AIK-un
Bersant Celina ka shënuar gol për skuadrën e AIK-ut.
AIK-u po fiton 1:0 ndaj Degerforsit ku aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 41-të.
Celina e shënoi golin e epërsisë për AIK-un në minutën e 12-të.
Bersant Celina till 1-0 AIK!
📲 Se Allsvenskan på HBO Max pic.twitter.com/zvOtj1VGLR— Sports on HBO Max 🇸🇪 (@sportshbomaxse) August 24, 2025