Futboll

Celina me supergol ia siguron një pikë AIK-ut suedez

Bersant Celina

Bersant Celina ka realizuar supergol të dielën. Me golin e Celinës, AIK-u suedez ka siguruar një pikë kundër GAIS-it. 

Celina pranoi një top dhe me goditje nga afërsia e 16-të metërshit shënoi supergolin e barazimit 1:1. Ai golin e realizoi në minutën e 52-të, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 90-të të ndeshjes që i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit suedez.

Për 29-vjeçarin e Kosovës ishte goli i pestë në 25 ndeshje. Ai ka edhe katër asistime.

Portieri i GAIS-it, Mergim Krasniqi, u zëvendësua në minutat shtesë të pjesës së parë. Ai ka lënduar shpatullën. Nga fusha u largua me barelë.

 

Goli: