Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Superasistim nga Ardon Jashari, por Milani ndalet në barazim

Superasistim nga Ardon Jashari, por Milani ndalet në barazim

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, shërbeu nga një disancë e largët sulmuesin Rafael Leao që shënoi golin e barazimit në minutën e 64-t për Milanin në ndeshjen ndaj Comos.

Për Jasharin, që ishte ndër më të dalluarit në fushë, ishte asistimi i parë me fanellën e Milani. Ishte superasistim nga mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën.

Ndeshja e luajtur në “San Siro” të mërkurën mbrëma përfundoi baras 1:1. I takoi xhiros së 24-t të Serie A italiane. Ishte ndeshja e vetme e mbetur e xhiros së 24-t dhe u zhvillua të mërkurën.

Golin për Comon e shënoi Nico Paz në minutën e 32-të.

Te Como, që zë vendin e gjashtë me 42 pikë, deri në minutën e 90-të luajti Mërgim Vojvoda.
Milani është i dyti me 54 pikë. Me barazim mbetet prapa në garë për titull. Interi është i pari me 61 pikë.


Asistimi i parë i Ardon Jasharit për Milanin

Edhe Jashari me Milanin e nisin edicionin e ri me fitore Futboll Jashari me Milanin e nisin edicionin e ri me fitore

Ardon Jashari ka bërë asistimin e parë me fanellën e Milanit. Jashari asistoi për golin e barazimit 1:1 kundër Comos. 

Jashari asistoi për golin e realizuar nga Rafael Leao në minutën e 64-t.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 24-t të Serie A. Ishte ndeshja e vetme e kësaj xhiroje që mbeti për të mërkurën mbrëma.