Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali fiton falë “hat-trickut” të Martinellit

Gabriel Martinelli

Gabriel Martinelli ka shkëlqyer të dielën pasdite.

Martinelli shënoi “hat-trick” në fitoren 4:1 të Arsenalit për FA Cup. Me fitoren ndaj Portsmouthit, që garon në Championshipin anglez, Arsenali kaloi në raundin e katërt të Kupës FA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portsmouthi kaloi i pari në epërsi më gol të minutës së tretë. Golin e realizoi Colby Bishopit. Por ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta barazoi shpejtë rezultatin falë autogolit të Andre Dozzellit.

Arsenali e siguroi fitoren falë Martinellit, i cili realizoi tri gola. Golin e parë personal e shënoi në minutën e 25-të, kurse dy golat tjerë i realizoi në minutën e 51-të dhe 72-të.