Dy lojtarë të Premier Leagues janë arrestuar pasi po dyshohen për përdhunim.
Që të dy 19-vjeçarët janë liruar me kusht pasi u intervistuan nga Policia.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga mediumet angleze të mërkurën, por ata janë anëtarë të të njëjtit klub.
“Policia ka arrestuar dy persona pas raportimit për përdhunim”, ka thënë për media një zëdhënës nga Policia.
“Njëri është arrestuar si i dyshuar për sulm dhe dhënie të ndihmës në nxitje të përdhunimit. 19-vjeçari i dytë është arrestuar për dyshim për përdhunim. Që të dy janë liruar me kusht”, kanë thënë nga Policia.
Gazeta “The Sun” kishte raportuar të premten për këtë rast.