Gazetari turk, Jagiz Sabunkuglu, ka bërë të ditur se futbollisti i Goztepes, Arda Okan Kurtulan, e ka refuzuar ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e këtij muaji.
Ai ka shkruar të mërkurën se, Kurtulan, është duke pritur ftesë nga Turqia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arda Okan Kurtulan i Goztepes mori një ftesë nga kombëtarja shqiptare. Megjithatë, lojtari e refuzoi ofertën sepse do të konsiderohej ‘i huaj’ në Superligë dhe po pret një ftesë të mundshme nga Turqia”, shkruan Sabunkuglu.
Kurtulan u lind në Stamboll, ndërsa ka 11 ndeshje me ekipin U21 të Shqipërisë. Më herët ka luajtur edhe për Shpresat e Maqedonisë së Veriut.