Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, është i lumtur që ukrainasi Mykhailo Mudryk i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit.
Mudryk u lejua të kthehej për të luajtur për Chelsean, pasi u zgjidh një ndalim i tij për doping.
25-vjeçari nuk ka luajtur ndeshje garuese që nga nëntori i vitit 2024, pasi u dënua me katër vjet moslojë.
Alonso të martën në konferencë për shtyp deklaroi se Mudryk është shumë i emocionuar që është kthyer në stërvitje.
“Jemi të emocionuar që Mudryk është kthyer me ne. Mund ta shihni buzëqeshjen e tij dhe sa shumë do të thotë për të që ishte përsëri pjesë e ekipit, sepse ka kaluar një kohë të gjatë duke u stërvitur vetëm. Sa i përket nivelit të tij të fitnesit, do ta shohim. Ai ka punuar shumë. Ndjesia nga të gjithë është se jemi të lumtur që e kemi përsëri në ekip. Është një lojtar i veçantë dhe është një rast i veçantë, kështu që duhet të jemi të ndjeshëm”, ka thënë Alonso.
Chelsea e kishte transferuar Mudrykun për plot 88 milionë funte nga Shakhtar Donetsku në janar të vitit 2023.