Trajneri spanjoll, Xabi Alonso, të hënën e ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën e Real Madridit.
Reali në faqen zyrtare njoftoi se skuadra i ka filluar përgatitjet për Kupën e Botës për klube.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLucas Vazquez, Fran Garcia, Dani Ceballos, Rodrygo dhe Raul Asensio e kanë përfunduar seancën e plotë kurse Dani Carvajal, Eder Militao, Federico Valverde dhe Thibaut Courtois morën pjesë vetëm në një pjesë të stërvitjes.
Për shkak të lëndimit munguan Ferland Mendy, Antonio Rudiger, Endrick dhe Eduardo Camavinga.
Në seancën stërvitore morën pjesë edhe shumë lojtarë të rinj si Sergio Mistry, Fran Gonzalez e Youssef Lakhdeem.
Alonso te Reali e zëvendëson trajnerin ikonik, Carlo Ancelotti. 43-vjeçari Alonso më 1 qershor e mori drejtimin e klubit mbretëror. Me Realin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.