Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alimi udhëheq Maqedoninë e Veriut në fitoren ndaj Armenisë

Isnik Alimi

Mesfushori Isnik Alimi ka shkëlqyer në fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë. Ndeshjen së dielës mbrëma, të zhvilluar në Jerevan, Maqedonia e Veriut e fitoi 2:0. Ndeshja i takoi Grupit C4 të Ligës së Kombeve.

Alimi 30-vjeçar, në minutën e 72-të asistoi për Bojan Miovskin. Ndërkohë në minutën e 85-të shënoi për 2:0, me asistim të Ezgjan Alioskit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Maqedonia e Veriut pos Alimit e Alioskit startoi edhe Enis Bardhi, që është kapiten. Në pjesën e dytë luajti edhe Lirim Qamili.

Maqedonia e Veriut po marshon drejt Ligës B të Ligës së Kombeve. Udhëheq në Grupin C4 me 10 pikë.