Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajaxi “shkatërron” Beshiktashin e Rashicës

Ajax

Milot Rashica e Beshiktashi kanë pësuar humbje të thellë në xhiron e parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

Të enjten mbrëma në Amsterdam, skuadra turke pësoi 4:0 nga Ajaxi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë Ajaxi e shënoi vetëm një gol.

Kian Fitz-Jim shënoi për 1:0 në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë turqit u dorëzuan plotësisht. Për 2:0 shënoi Mika Godts në minutën e 51-të. Kenneth Taylor shënoi gol tjetër në minutën e 55-të, kurse Godts shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 73-të.

Rashica luajti deri në minutën e 84-t për Beshiktashin.  Ernest Muçi qëndroi në stol, njëjtë si Diant Ramaj tek Ajaxi.