Cristiano Ronaldo e ka nisur me gol e asistim sezonin e ri në Arabinë Saudite.
Ronaldo të mërkurën mbrëma me skuadrën e tij Al-Nassr, fitoi 2:0 ndaj Al-Taawounit në Superkupën e Arabisë Saudite.
Në gjysmëfinale të Superkupës arabe, Ronaldo asistoi në minutën e tetë për Ayman Yahyan, ndërsa shënoi në minutën e 57-të.
Më 17 gusht do të luajë në finale kundër Al Hilalit, në “Kingdom Arena” të Riyadhit.
39-vjeçari nuk pati paraqitje të mira në “Euro 2024”, por ka hyrë në histori duke u bërë futbollisti i parë që ka shënuar në 23 sezone rresht në nivel klubesh.
Ai në vitin 2002 debutoi me Sportingun, ndërsa shkëlqimin e ka vazhduar edhe në sezonin e vitit 2024.