Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit gjerman. Të hënën mediumet gjermane kanë raportuar se për Brojën ka shprehur interesim skuadra që garon në Bundesliga, Stuttgart.
Në fakt, Stuttgarti është duke kërkuar huazimin e sulmuesit të Shqipërisë nga Chelsea.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBroja nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Chelseat, Enzo Maresca. Broja së bashku me Romelu Lukakun dhe mbrojtësin Trevoh Chalobah janë dërguar për t’u stërvitur me ekipin U21 të Chealsat.
Për 22-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të tjera evropiane si Dortmundi, Milani, Juventusi dhe Monaco.