Futboll

2 Korrikut nuk i mjafton fitorja ndaj Hibernianit

2 k

2 Korriku U19 shënoi fitore ndaj Hibernianit të mërkurën në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të “UEFA Youth League”, po të rinjve të skuadrës prishtinase nuk i ka mjaftuar. 

“Verdhekaltrit” e mposhtën skuadrën skoceze 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Por, në raundin tjetër të garës avancon Hiberniani pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë në Edinburgh më 22 tetor. 

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mesfushori Omer Shala, në minutën e tretë. 

Në edicionin e kaluar, 2 Korriku i kaloi dy raundet e para kualifikuese të “UEFA Youth League”, pasi e eliminoi Bylisin e Shqipërisë dhe UCD-në e Irlandës. 

Por u ndal nga Dynami Kyivi i Ukrainës. 

Në Ligën e Kampionëve për të rinj, 2 Korriku u kualifikua si kampion i Kosovës.