Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës të mërkurën e luajnë ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të “UEFA Youth League”.
2 Korriku e pret skuadrën nga Skocia, Hibernian, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja fillon në orën 13:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo2 Korriku pësoi humbje të thellë në ndeshjen e parë, me rezultatin 4:0.
Ndeshja e parë ishte zhvilluar në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, më 22 tetor.
Në edicionin e kaluar, 2 Korriku i kaloi dy raundet e para kualifikuese të “UEFA Youth League”.
E eliminoi Bylisin e Shqipërisë dhe skuadrën irlandeze, UCD.
Në raundin e tretë ishte ndalur nga Dynamo Kyivi i Ukrainës. Këtë edicion nisi prej raundit të dytë. 2 Korriku u kualifikua në Championsin e të rinjve si kampion i Kosovës.