Futbollistët e ekipit U19 të 2 Korrikut të Prishtinës të mërkurën nga ora 20:45 do të luajnë në udhëtim me skuadrën nga Skocia, Hibernian, në “UEFA Youth League”. Ndeshja kthyese luhet më 5 nëntor në Prishtinë.
Ndeshjet i takojnë raundit të dytë të Ligës së Kampionëve për të rinj.
2 Korriku edicionin e kaluar i kaloi dy raundet e para të “UEFA Youth League”.Në raundin e parë e eliminoi Bylisin e Shqipërisë, ndërsa skuadrën irlandeze UCD e eliminoi në raundin e dytë kualifikues.
Ndërkohë në raundin e tretë u ndal nga skuadra ukrainase, Dynamo Kyiv.
2 Korriku është kualifikuar si kampion i Kosovës.
Fituese në fuqi e “UEFA Youth League” është Barcelona. Barça është edhe ekipi më i suksesshëm në këtë garë.
VIDEO: