Klubi i futbollit Gjilani nuk do ta ketë ndihmën e Blend Krasniqit për pjesën e mbetur të edicionit aktual.
Gjilani ka njoftuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta”, shkruan në njoftimin e Gjilanit.
Krasniqi është 19-vjeçar ndërsa luan në pozitën e mesfushorit.