Klubi i futbollit Gjilani nuk do ta ketë ndihmën e Blend Krasniqit për pjesën e mbetur të edicionit aktual.
Gjilani ka njoftuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta”, shkruan në njoftimin e Gjilanit.
Krasniqi është 19-vjeçar ndërsa luan në pozitën e mesfushorit.