Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Halimi lëndohet rëndë, pritet të mungojë gjatë

Portieri Betim Halimi mund t’i mungojë për një periudhë të gjatë skuadrës së Gjilanit.

Klubi i Gjilanit ka njoftuar të martën se Halimi u lëndua më 16 shkurt në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e këtij edicioni.

“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit. Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, shkruan në njoftimin e klubit.

Portieri 27-vjeçar iu bashkua Gjilanit në gusht të vitit të kaluar. Gjilani është në garë për mbijetesë dhe mungesa e portierit Halimi vlerësohet të jetë e madhe. Gjilani zë vendin e tetë me 20 pikë.

Artikuj të ngjashëm