Futboll ndërkombëtar

Transferime: Reali shqyrton transferimin e Jamesit

Mbrojtësi i Chelsea FC, Reece James

Mbrojtësi i Chelsea FC, Reece James

Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Chelseat, Reece James. 

Por Chelsea nuk është i interesuar ta liroj mbrojtësin e Anglisë. 

James me Chelsean ka kontratë edhe katër vjet. 24-vjeçari ka luajtur vetëm tetë ndeshje në Premier League këtë edicion. 

Ai po i mungon Chelseat për shkak të një lëndimi. 

Data e kthimit të Jamesit në fushë nuk është bërë e ditur ende. 

Por te Chelsea e shohin si lojtar të së ardhmes. 

James mund të paraqitet në qendër, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. 

Për Përfaqësuesen e Anglisë ka luajtur 16 ndeshje.


West Hami kërkon Onanan 

West Ham Unitedit do t'i duhet të paguajë të paktën 65 milionë euro nëse dëshiron ta transferojnë nga Evertoni mesfushorin Amadou Onana. 

"Football Insider" ka shkruar të martën se 22-vjeçari i Belgjikës është një prej lojtarëve më të kërkuar në Angli dhe vende të tjera. 

Onana, pjesë e Evertonit është prej vitit 2022 ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ekipit anglez iu bashkua nga Lille. 

Karrierë ka bërë edhe në Gjermani. 

Ai në të gjitha garat e edicionit aktual ka luajtur 30 ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola. 
Për Belgjikën i ka zhvilluar 12 ndeshje. 


Arsenali vëzhgon Evanilsonin 

Skautë e Arsenalit e kanë përcjellë nga afër brazilianin e Portos, Evanislon. 

24-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Portos këtë kampionat. 

Ka shënuar 22 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat. 

Ai po ashtu ka kontribuar edhe me gjashtë asistime. 

Interesim për futbollistin që vlerësohet rreth 30 milionë euro, kanë shprehur edhe klube tjera angleze.

Evanilson me Porton ka kontratë deri në verën e vitit 2027. 

Vlerësohet shpresë e Përfaqësueses braziliane të futbollit. 

Për Brazilin U23 ka luajtur dy ndeshje. 


De Zerbi në listën e ngushtë të Bayernit 

Trajneri italian i Brightonit, Roberto de Zerbi, është në listën e ngushtë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin në Bayern Muenchen. 

Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Angli dhe Gjermani. 

Interesim për italianin kanë shprehur edhe Liverpooli e Barcelona. 

Te Liverpooli e shohin si zëvendësues të Jurgen Kloppit, kurse te Barcelona të Xavit. 

Klopp e Xavi kanë njoftuar largimin nga Liverpooli, përkatësisht Barcelona në fund të sezonit. 

De Zerbi po e udhëheq me shumë sukses skuadrën e Brightonit. 

Nën drejtimin e tij Brightoni ka fituar 42 pikë. 


Milani interesohet për Adarabioyon e Fulhamit 

Milani ka shprehur interesim për ta angazhuar mbrojtësin anglez të Fulhamit, Tosin Adarabioyo. 

Ekipi kuqezi synon ta marrë atë falas në verë. 

Adarabioyo ka refuzuar ta vazhdoj kontratën me Fulhamin, skuadër për të cilën luan nga viti 2020. 

Me Fulhamin ka kontratë deri në verë, ndërsa në garë janë edhe Liverpooli dhe Tottenhami. 

Me fanellën e ekipit anglez ka shënuar një gol në 21 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni garues. 
Si lojtar është zhvilluar në Akademinë e Manchester Cityt, ndërsa në të kaluarën është paraqitur për ekipin U19 të Anglisë.